Al Hilal bën ofertë për Theo Hernandez, Milani kërkon rreth 5 milionë euro më shumë

Klubi saudit, Al Hilal vazhdon të jetë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, teksa ka bërë edhe një ofertë për të. Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal ka ofruar 27 milionë euro për Theo Hernandez. Megjithatë, Rossonerët duan të marrin 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për…

Sport

19/06/2025 13:49

Klubi saudit, Al Hilal vazhdon të jetë i interesuar për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Milanit, Theo Hernandez, teksa ka bërë edhe një ofertë për të.

Sipas Gazzetta dello Sport, Al-Hilal ka ofruar 27 milionë euro për Theo Hernandez.

Megjithatë, Rossonerët duan të marrin 30 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse për Hernandezin dhe janë të gatshëm ta shesin atë, por gjithçka varet nga vetë lojtari.

Negociatat midis palëve në lidhje me transferimin e francezit 27-vjeçar do të vazhdojnë pasi marrëveshja dështoi para Kupës së Botës për Klube.

Milani e bleu Hernandezin në verën e vitit 2019 nga Real Madridi për 20 milionë euro. Këtë sezon, ai shënoi 5 gola dhe dha 6 asistime në 49 ndeshje.