Akuzohet rëndë aktori Çun Lajqi

Vitin e kaluar është dhënë premiera e filmit “Enklava” në Beograd. Filmi me regji të Goran Radovanovic është financuar nga Qeveria e Serbisë dhe trajton gjendjen e serbëve pas luftës në Kosovë.

ShowBiz

20/01/2016 09:56

Në këtë film përveç aktorëve serb, luan edhe një aktor shqiptar nga Kosova. Çun Lajçi i cili njihet në publik si aktori i shfaqjeve e filmave patriotik, po akuzohet rëndë nga disa komentues në një faqe pirate të filmave, se duke luajtur në këtë film i ka ndihmuar propagandës serbe, transmeton lajmi.net.

“Turp për aktorët shqiptar që kanë luajt në këtë propagandë të serbëve që edhe kulturën e kanë politikë”, thotë një komentues.

“Deri ku ka arrit puna, serbi t’u manipulua historinë me pseudofilma e aktori i ‘madh’ Çun Lajçi po i vjen në ndihmë. Turp i madh”, shkruan një tjetër

“Është film i turpshëm dhe turp duhet t’i vijë këtij Çun Lajçit që i ka dhënë hapësirë një filmi të tillë propagande e pastër antishqiptare”, konsideron një tjetër komentues.

komentet

Aktori edhe më herët është kritikuar për pjesëmarrjen në këtë film. Ai kishte thënë se më mirë “rolin ta luante një shqiptar sesa dikush tjetër”.

Filmi bënë fjalë për vitin 2004 në Kosovë. Nenadi 10 vjeçar, është i vetmi nxënës i klasës së tij dhe familja e tij jeton në një “enklavë” serbo-krishtere në mes të një komuniteti të madh shqiptaro-mysliman ku përballen me vështirësi të vazhdueshme.

Atyre u duhet të lëvizin me automjete të blinduara nën mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar, të rrinë pa energji elektrike, u vjedhin bagëtitë dhe të vetmit fëmijë në zonë janë ‘armiq’, por dëshira për të luajtur së bashku i mban afër. /lajmi.net