​Kuvendi miraton katër marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, ku bëjnë pjesë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe protokollet 5, 6 dhe 7 të aderimit dhe amendamentimit të marrëveshjes për tregti…

Lajme

27/04/2026 14:49

Kuvendi i Kosovës ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër marrëveshjes për tregti të lirë mes Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, ku bëjnë pjesë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni, si dhe protokollet 5, 6 dhe 7 të aderimit dhe amendamentimit të marrëveshjes për tregti të lirë të Evropës Qendrore.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, tha se marrëveshja për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s do të mundësojë eliminimin e tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale.

Marrëveshja me EFTA-n do të mundësojë të eliminohen tarifat doganore për shumicën e produkteve industriale

“Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në thellimin e integrimit ekonomik me tregjet e shteteve evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit dhe liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale”, tha ajo.