Akullore me kivi
Pasi që koha ka filluar të nxehet, ne ju rekomandojmë këto akullore të shijshme me kivi. Provoni sepse nuk do të zhgënjeheni!

Lifestyle
Përbërësit:
2 kivi,
700 gr mollë të gjelbra,
2-3 gjethe spinaqi të freskët,
1 kërcell selinoje,
2 lugë gjelle mjaltë shumëlulesh,
350-400 ml ujë.
Përgatitja:
Shtrydhni mollët, 1 kivi, selinon dhe gjethet e spinaqit në shtrydhës, hidhini në një shishe, shtoni ujë dhe mjaltë, sipas dëshirës. Pritni një nga kokrrat e kivit në feta të holla dhe sistemojini në format e akulloreve. Më pas hidheni lëngun nëpër format e silikonit që keni blerë paraprakisht apo në pjatë dhe futni në ngrirësin e frigoriferit. Akulloret mund të konsumohen brenda muajit nëse temperatura në ngrirës nuk ndryshon.