Akullore me kanellë e me lajthi

Vera pothuajse ka ardhur dhe ëmbëlsira më e mirë është akullorja. Kush nuk do të donte që gjatë vapës edhe të freskohet edhe të konsumojë diçka të ëmbël. 

Lifestyle

30/05/2014 03:51

Janë receta dhe shije të shumta të cilat mund të përgaditen në kushte shtëpie. Njëra nga to është edhe kjo recetë. Është shumë e thjeshtë për tu përgaditur dhe ka shije shumë të veçantë.

Nevojiten (për 6 persona)

*1 l akullore vanileje

*2 lugë kanellë

*100 gr biskota të bluara

*50 gr lajthi të thërmuara

 

Përgaditja

1. Akullorja përgaditet në mënyrë klasike pa asnjë ndryshim. Nxirret nga frigoriferi pasi që të jetë ngrirë dhe lihet të qëndrojë për 10 min në temperaturë dhome në mënyrë që të shkrihet pak, pastaj miksohen me masën e kanellës.

2. Në akullore vendosen biskotat dhe lajthitë e thërrmuar, ku më pas kthehen në enën origjinale dhe lihet në frigorifer që të ftohet dhe shtrëngohet. Akullorja shërbehet në enë speciale për këtë lloj deserti dhe mundësishtë të konsumohet përderisa është e ftohtë.