Aktorja përfundon në urgjencë, u godit në fytyrë me një armë gjatë xhirimeve

Aktorja australiane Rebel Wilson ka kaluar një moment të frikshëm gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri, komedisë aksion Bride Hard. Gjatë një interviste për Access Hollywood, ajo rrëfeu se një incident i paparashikuar e detyroi të ndalonte gjithçka dhe të kërkonte ndihmë mjekësore urgjente. “Ishte nata ime e fundit në set… dhe pastaj…

ShowBiz

19/06/2025 08:52

Aktorja australiane Rebel Wilson ka kaluar një moment të frikshëm gjatë xhirimeve të filmit të saj të ri, komedisë aksion Bride Hard. Gjatë një interviste për Access Hollywood, ajo rrëfeu se një incident i paparashikuar e detyroi të ndalonte gjithçka dhe të kërkonte ndihmë mjekësore urgjente.

“Ishte nata ime e fundit në set… dhe pastaj ndodhi,” – tregon ajo. “Në një skenë përleshjeje, një armë më goditi papritur në fytyrë. Ishte një aksident i vërtetë dhe hunda më është çarë keq.”

Skena në fjalë ishte pjesë e një sekuence luftimi, dhe gjithçka u kthye në kaos kur Rebel u gjend e mbuluar në gjak. Frika për dëmtime të përhershme ishte e madhe.

“U tremba shumë. Erdhi ambulanca menjëherë, por situata kërkonte më shumë se kaq, kishim nevojë për një kirurg plastik,” – shpjegon ajo. “Nëse nuk do ta kishin qepur siç duhet, do më kishte mbetur një shenjë për gjithë jetën.”

Fatmirësisht, gjithçka përfundoi mirë. Mjekët arritën ta qepnin hundën me profesionalizëm dhe sot, sipas Rebel-it, “plaga pothuajse nuk vërehet”.