Aktorja e njohur bëhet me të dashur të re

Dyshja u fotografuan nga paparazit teksa po shkëmbenin puthje.

ShowBiz

14/01/2020 13:29

Amber Heard së bashku me Bianca Buttin janë parë duke u puthur në rrugët e Los Angeles, Daily Mail bën të ditur se artistja Bianca ishte diagnostikuar dy herë me kancer të gjirit gjatë vitit 2019, transmeton lajmi.net.

Amber, 33 vjeçe, ka qenë shumë e hapur për biseksualitetin e saj, si privatisht për familjen dhe miqtë e saj ashtu edhe publikisht në media.

Ylli i filmit “Aquaman”, më parë ishte në një lidhje katërvjeçare me Tasya van Ree, dhe më vonë e martuar me aktorin, Johnny Depp.