Aktori turk uron në gjuhën shqipe 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Tolgahan Sayisman nuk harroi t'i uronte shqiptarët për 28 Nëntor.

ShowBiz
Aktori i njohur turk, Tolgahan Saysiman uroi shqiptarët në këtë ditë të shënuar, shkruan lajmi.net.
Tolga edhe kësaj radhe zgjodhi të urimin ta bënte në gjuhën shqipe, teksa shkruan “Gëzuar 28 Nëntorin Shqipëria”.
Këtij postimi, ai ia shoqëroi flamurin kombëtar shqiptar si dhe shqiponjën dykrenare.
Ndryshe, Tolgahan është i martuar me Almeda Abazin dhe kanë një djalë, Efehan. Para pak ditësh ata njoftuan se po bëhen prindër për herë të dytë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram