Aktori kosovar Lulzim Guhelli në filmin spanjoll “The Chrysalis” (Foto)
Aktori kosovar Lulzim Guhelli tashmë gjendet në Spanjë dhe ka filluar xhirimet për rolin e tij të priftit për filmin “The Chrysalis”, që është duke u realizuar me regji të Marco Lledó Escartín.
ShowBiz
Xhirimet e këtij filmi që janë duke u realizuar në Spanjë, i përkasin zhanrit horror mirëpo janë edhe disa aktorët të tjerë shqiptarë si: Tinka Kurti, Laerti Vasili, Viktor Zhusti, Ema Andrea e Pirro Milkani.
Filmi është duke u realizuar me produksion të Paspop Media dhe Pegatum Transmedia, Spanje, kurse me rolet e tyre përpos aktorëve shqiptarë do të luajën edhe Julien Blaschke, Paula Baixauli.

