Aktori kosovar infektohet me COVID-19

Basri Shala ka kumtuar lajmin përmes një postimi të bërë në rrjete sociale.

ShowBiz

10/08/2020 22:53

Aktori i njohur me nofkën Virusi, ka bërë të ditur sot gjatë ditës se ka testuar pozitiv në testet për COVID-19, shkruan lajmi.net.

Shala ka treguar se është munduar të jetë strikt në respektimin e masave të vëna nga Qeveria, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i shpëtoj virusit.

“Miq, Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”, shkruan Basriu në postimin e ndarë. /Lajmi.net/