Aktori Jamie Dornan nënshkruan kontratën për “Fifty Shades of Grey”
Aktori Jamie Dornan është mjaft i kënaqur që roli i tij është pritur mjaft mirë dhe se problemet që ai mendonte që mund ti haste me bashkëshorten janë shuar, pasi shifra që ai do të marrë është e majme, e duket se kjo ka bërë që ai të nënshkruaj kontratën...
ShowBiz
Jamie Dornan mund të përfitojë rreth 5 milionë dollarë për të interpretuar sërish personazhin Christian Grey në filmin e dytë të sagës “Fifty Shades of Grey”.
Siç raporton “Daily Star”, rritja e pagës në mënyrë të konsiderueshme ka bërë që aktori të ndërrojë mendje. Për filmin e parë, Dornan është paguar 100 000 dollarë, ndërsa kontrata e re do e shumëfishojë fitimin e tij.
“Jamie ka nënshkruar kontratën e re dhe është shumë i kënaqur, oferta ishte shumë e mirë për t’u refuzuar. Ai ishte gati të tërhiqej nga roli pasi mendonte se Christian Grey do i dëmtonte karrierën, por mendjen i’a ktheu oferta e majme”, ka thënë një burim anonim për “Daily Star”. lajmi.net