Aktori Çun Lajçi bëhet pjesë e serialit të njohur zviceran

Për vite me radhë i ka qëndruar besnik aktrimit dhe vazhdon ende të jetë shumë aktiv në këtë drejtim.

ShowBiz

29/06/2018 16:40

Aktori Çun Lajçi përmes rrjeteve sociale ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Ai ka konfirmuar se shumë shpejt do të jetë pjesë e serialit zviceran “Helvetica” dhe njëherësh falënderoi produksionin për përzgjedhjen.

“Falenderoj
RT Switzerland, rregjizorin Romain Graf, producentin Claude Witz dhe RITA Produkcionin për përzgjedhjen time në serialin HELVETICA.
Tani jam në pritje të vizës D, (të punës!)”, ka shkruar aktori në njoftimin e tij. /Lajmi.net/