Aktorët Ryan Reynolds dhe Blake Lively do të dhurojnë një milion dollarë për refugjatët ukrainas

Aktori hollivudian, Ryan Reynolds ka zbuluar se së bashku me gruan e tij, Blake Lively do të janpin donacione për refugjatët ukrainas.

ShowBiz

27/02/2022 11:54

Ryan Reynolds dhe Blake Lively janë treguar bujarë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, transmeton lajmi.net.

Aktori, ditën e djeshme, ka treguar se ai dhe gruaja e tij, Blake, do të japin donacione deri në një milionë dollarë për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në mbështetje të refugjatëve ukrainas.

“Në 48 orë, ukrainas të panumërt u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje”, shkroi Ryan në një postim në Twitter nga organizata jofitimprurëse./Lajmi.net/