Aktorët me më së shumti nominime për Oscar (FOTO)
Akademia me të vërtetë i do këta aktorë!
ShowBiz
Gara për Oscar sa vjen e nxehet mes aktorëve të nominuar për ceremoninë e 88-të të ndarjes së çmimeve nga akademia e filmit në Amerikë, e cila do të mbahet më 28 shkurt.
Këta janë 10 aktorët që janë nominuar më shpesh përgjatë historisë së “Oscar”, përcjellë nga lajmi.net:
Dustin Hoffman – 7 nominime, 2 herë fitues për Kramer vs. Kramer dhe Rain Man.
Robert DeNiro: 7 nominime, 2 herë fitues për The Godfather: Part II dhe Raging Bull in 1981.
Peter O’Toole: 8 nominime, asnjë Oscar (Legjenda e aktorimit pas vdekjes është shpërblyer me çmim nderi)
Al Pacino: 8 nominime, 1 fitore për Scent of a Woman
Jack Lemmon: 8 nominime, 2 Oscar për Mister Roberts dhe Save the Tiger.
Marlon Brando: 8 nominime, 2 fitore për On the Waterfront dhe The Godfather.
Spencer Tracy: 9 nominime, 2 fitore për Captains Courageous dhe Boys Town.
Paul Newman: 9 nominime dhe ka fituar një Oscar për filmin e vitit 1986, The Color of Money.
Laurence Oliver: 10 nominime, 1 Oscar për filmin e drejtuar nga vetë ai, Hamlet në vitin 1948.
Jack Nicholson është kampioni i çmimeve Osca. Ai ka më së shumti nominime, plot 12 ndërsa është zgjedhur si aktori më i mirë tri herë, për filmat One Flew Over the Cuckoo’s Nest, Terms of Endearment dhe As Good as It Gets./lajmi.net