Aktorët e Teatrit të Kosovës paralajmërojnë grevë
Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet. Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin…

ShowBiz
Sindikata e Artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka paralajmëruar se do të hyjë grevë që nga 1 nëntori dhe do t’i pezullojë të gjitha shfaqjet.
Drejtuesja e kësaj sindikate, aktorja Sheqerie Buçaj, thotë se aktorët kërkojnë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që të paguhen sipas kategorizimeve dhe koeficienteve të përcaktuara me Ligjin për pagat në sektorin publik.
Aktorët thonë se paga e tyre aktuale ofron mbijetesë, por jo jetesë të dinjitetshme. MKRS-ja nuk i ka komentuar paralajmërimet e sindikalistëve për grevë./REL/