Aktorët e ‘Game of Thrones’ do të paguhen me shuma marramendëse në sezonat e fundit!
Aktorët kryesorë të serisë do të paguhen me nga 1.1 milionë dollarë secili për sezonën e shtatë dhe tetë.
ShowBiz
Pesë aktorët kryesorë të serialit, Kit Harington, Emilia Clarke, Lena Headey, Peter Dinklage dhe Nikolaj Coster-Waldau, do të fitojnë nga 1.1 milionë dollarë secili.
Po flitet se të pestit kanë pasur një talim sekret, ku kanë përfunduar negociatat dhe janë marrë vesh për këtë pagesë në dy sezonat e ardhshme, përcjell lajmi.net.
Seriali shumë i ndjekur momentalisht po xhirohet për sezonën finale, që do të ndahet në dy pjesë – me pjesën e parë të planifikuar të transmetohet në verën e vitit 2017./lajmi.net
