Aktivizohet rasti Kathryn Mayorga, ja çfarë duhet të bëjë tani Ronaldo
Cristiano Ronaldo do të ftohet për t’u përballur me akuzat për përdhunim pas avokatët e akuzueses së tij, Kathryan Mayorga, kanë gjetur adresën e portugezit në Itali.
Sport
Çështja Kathryan Mayorga, do të aktivizohet sërish për Cristiano Ronaldon.
Kathryan Mayorga ka akuzuar Ronaldon për pëudhunim në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas, me portugezin që ka hedhur poshtë këto pretendime.
Policia amerikane e ka rihapur rastin në tetor, dhe avokatët e Mayorga kanë qenë duke kërkuar adresën e yllit portugez.
Sipas ‘Mirror’, adresa e Ronaldos në Torino është gjetur pas kërkimit përmes të dhënave të pronësisë të mbajtur nga Autoriteti Qendror i Italisë, përcjell ‘lajmi.net’.
Tani avokatët e Mayorga, pritet që brenda dy jave t’i dorëzojnë thirrjen Ronaldos për t’u paraqitur për të dëshmuar./Lajmi.net/