Aktivizohet Inspektorati i Tregut, kontrollohen çmimet në marketet e Kosovës në prag të festës së Bajramit
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit. Ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës…
Lajme
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e sotme, ka organizuar një aksion të gjerë inspektimesh në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e që është duke vazhduar në prag të festës së Bajramit.
Ky aksion ka për qëllim verifikimin e çmimeve, kontrollin e flamujve të origjinës së produkteve, si dhe saktësinë e deklaracioneve të vendosura për konsumatorët, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin për media thuhet se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare dhe nga çdo veprim që bie ndesh me legjislacionin në fuqi.
“Përmes këtyre kontrolleve synohet garantimi i transparencës në treg dhe sigurimi i një mjedisi të drejtë dhe të besueshëm për qytetarët. Ndaj të gjithë operatorëve ekonomikë, që janë konstatuar se kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, janë ndërmarrë masa ndëshkuese në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”,theksohet tutje.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, duke u siguruar që të drejtat e konsumatorëve janë duke u respektuar plotësisht dhe se tregu është duke funksionuar në përputhje me rregullat dhe standardet e përcaktuara”./Lajmi.net/





