Aktivitet në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, Forumi Rinor Shqiptar mobilizon shqiptarët

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë. Në prag të verdiktit përfundimtar, ky mardh do të organizohet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00. “Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së,…

Lajme

15/09/2026 09:39

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në prag të verdiktit përfundimtar, ky mardh do të organizohet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

“Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt. Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes”, është thënë në njoftimin e këtij forumi.