Aktivistët e LVV-së organizojnë turne futbolli për nder të Astrit Deharit

Lëvizja Vetëvendosje, ka përkujtuar 2 vjetorin nga vdekja e aktivistit të tyre, Astrit Dehari.

Lajme

14/10/2018 11:07

Për nder të aktivizmit dhe veprës së tij, njofton LV-ja, aktivistët e qendrave të Lëvizjes, kanë organizuar turnirin e futbollit që nis sot prej orës 10:00 që mbahet në palestrën “Te Pishat” në Sllatinë të Lipjanit.

“Me 5 nëntor të këtij viti bëhen 2 vjet nga vrasja në burg e aktivistit, shokut tonë, Astrit Dehari.

Përveç aktivitetit të tij patriotik e kombëtar dhe studimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Astriti e kishte edhe një pasion, futbollin”, thuhet në postimin e LV-së.

Astrit Dehari, vdiq në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.