Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet H.H.

Lajme

11/06/2021 17:25

Prokuroria nuk ka dhëne shume detaje lidhur me akuzën.

“Prokuroria Speciale aktakuzën kundër të pandehurit me inicialet H.H., e ka ngritur për shkak të dyshimit se e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2  të  Kodit penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Lajmi.net/