Aksioni në veri të Mitrovicës, Policia tregon se çka u gjet e çfarë u konfiskua

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës që kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në jug dhe veri të Mitrovicës. Lidhur me këtë Policia e Kosovës, ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas…

Lajme

19/03/2025 12:09

Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës që kishte nisur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në jug dhe veri të Mitrovicës.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës, ka njoftuar se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, të mbështetura nga njësi relevante policore dhe Inspektorati Policor i Kosovës, me datën 19.03.2025, pas hetimeve disa mujore, ka bërë realizimin e urdhëresës së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione në Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se nga ky operacion policor janë shoqëruar në Polici gjithsej 16 persona lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale “detyrim” si dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Po ashtu si dëshmi materiale gjatë kontrollit janë sekuestruar 9 armë zjarri, 200 fishekë, municione të ndryshme, 15 telefona mobilë, 2 palë pranga, thikë, tyta të armës, fatrolla për armë dhe 1 DVR.

Ndërkaq bëhet e ditur se pas intervistimit lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, 13 persona shkojnë në ndalim prej 48 orësh. /Lajmi.net/