Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike është duke kryer një aksion sot në Malishevë. Aksioni ka të bëj në lidhje me dyshimet për manipulim të votave, transmeton lajmi.net. Sipas raportimeve të deritanishme, 30 komisionerë janë intervistuar, kurse 18 prej tyre janë ndaluar. Në ora 15:00, Prokuroria Themelore e…

Lajme

28/01/2026 12:15

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të Krimeve Ekonomike është duke kryer një aksion sot në Malishevë.

Aksioni ka të bëj në lidhje me dyshimet për manipulim të votave, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të deritanishme, 30 komisionerë janë intervistuar, kurse 18 prej tyre janë ndaluar.

Në ora 15:00, Prokuroria Themelore e Gjakovës ka paralajmëruar një konferencë për media në lidhje me këtë aksion./lajmi.net/