Aksioni në Agjencinë Kadastrale- Bashkim Shaqirit i bastiset shtëpia, flet avokatja: Nuk është gjetur asgjë në shtëpi apo në zyre që lidhet me rastin
Sot është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe disa lokacione të tjera. Përpos aksionit tek zyrat e Agjencisë, nga ku pati edhe të arrestuar policia ka vazhduar me bastisje edhe tek shtëpia e Bashkim Shaqirit. Me urdhër të Gjykatës Themelore në…
Lajme
Sot është zhvilluar një aksion i Prokurorisë Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Agjencinë Kadastrale të Kosovës dhe disa lokacione të tjera.
Përpos aksionit tek zyrat e Agjencisë, nga ku pati edhe të arrestuar policia ka vazhduar me bastisje edhe tek shtëpia e Bashkim Shaqirit.
Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bastisur shtëpia dhe zyra e Shaqirit, me pozitë udhëheqëse në Agjencinë Kadastrale.
Bastisja e shtëpisë së Shaqirit ka përfunduar. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar avokatja e tij, Majlinda Sadikaj.
Ajo tha se nuk është asgjë në shtëpinë apo zyrën e tij që ndërlidhet me rastin.
“Ende nuk ka filluar intervistimi i tij. Tash jemi duke u kthyer nga bastisja e shtëpisë së tij, tash janë procedurat për marrjen në pyetje, bastisja ka përfunduar, nuk është gjetur asgjë në shtëpinë e tij apo në zyrën e tij diçka që ka të bëj me rastin. Nuk kemi asgjë konkrete, vetëm një urdhër kontroll nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Procedurë e zakonshme, që duhet ndjekur.”, u shpreh ajo./lajmi.net/