Aksioni ndaj Muratit, Nushi i PSD-së kërcënohet në rrjetet sociale

Aktivisti i PSD’së, Nol Nush ka marrë kërcënime nga një qytetar, pas sulmit me miell që ia bën ministrit të Financave, Hekuran Murati. “ Masi sjam qillu unë qaty se dhamt njo ka njo ti kisha thy more rrugaq se juve Serbia asht ka ju pagun me ba trazira në Kosovë”, thuhej në mesazhin e…

Lajme

03/09/2022 20:39

Aktivisti i PSD’së, Nol Nush ka marrë kërcënime nga një qytetar, pas sulmit me miell që ia bën ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“ Masi sjam qillu unë qaty se dhamt njo ka njo ti kisha thy more rrugaq se juve Serbia asht ka ju pagun me ba trazira në Kosovë”, thuhej në mesazhin e kërcënuesit, i cili duket se është mbështetës i VV’së, pasi që në llogarinë e tij ka fotografi me kryekuvendarin Glauk Konjufca.

Nushi ka thënë se e ka bërë publike këtë mesazh në mënyrë që t’i testojë organet e rendit se a do të veprojnë.

“Po e postoj vec me i testu organet e rendit. Kercenime te tilla ka cdo dite, te shohim sa shpejte po veprojne”, shkroi Nushi.