Aksioni i madh kundër narkotikëve në tri lokacione, këta janë tre të arrestuarit në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion të madh në tri lokacione të vendit lidhur me trafikimin e substancave narkotike dhe krimeve kibernetike. Ky operacion i madh Policor është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi, Baki Kelani tha për lajmi.net se sot herët është realizuar një operacion i suksesshëm policor…

Lajme

03/06/2025 13:17

Policia e Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion të madh në tri lokacione të vendit lidhur me trafikimin e substancave narkotike dhe krimeve kibernetike.

Ky operacion i madh Policor është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku zëdhënësi, Baki Kelani tha për lajmi.net se sot herët është realizuar një operacion i suksesshëm policor në disa lokacione.

“Pas një pune operative dhe hetimore, nga zyrtarët e Departamentit të Hetimeve të Policisë së Kosovës (PK), nën autorizimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor. Gjatë këtij operacioni policor janë kryer kontrolle në tri rajone të Kosovës që përfshijnë një numër të konsiderueshëm të lokacioneve të ndryshme, kundër trafikimit me narkotik dhe krimeve kibernetike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Lidhur me këtë, lajmi.net, përmes burimeve të saj mëson se Blerim Sharapolli, Kenan Brovina dhe Abedin Gjakova, janë tre personat e arrestuar në rajonin e Pejës.

Ky aksion i Policisë, është duke u zhvilluar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë Speciale të cilët edhe kanë konfirmuar se ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike.

“Ju njoftojmë se Policia e Kosovës, në bazë të urdhrit të Gjykatave kompetente, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një aksion mbi dyshimet rreth kontrabandimit me substanca narkotike. Bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit të Prokurorisë Speciale. Për detaje të tjera, publiku do të njoftohet gjatë ditës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale. /Lajmi.net/