Aksion policor në Zubin Potok: Sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Policia ka zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026 rreth orës 11:55 në fshatin Varagë, në komunën e Zubin Potokut, ku gjatë patrullimit dhe kontrollit zyrtarët policorë kanë hasur në armatim të paligjshëm. Gjatë kontrollit…

Lajme

22/03/2026 08:55

Policia ka zbuluar armë dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026 rreth orës 11:55 në fshatin Varagë, në komunën e Zubin Potokut, ku gjatë patrullimit dhe kontrollit zyrtarët policorë kanë hasur në armatim të paligjshëm.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike e tipit AK-47 me pesë karikatorë të mbushur me gjithsej 68 fishekë, si dhe dy uniforma të kamufluara dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një granatë dore, e cila është tërhequr në mënyrë të sigurt nga njësiti për deminim.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur rrethanat dhe origjinën e armatimit të gjetur.