Aksion në mbrojtje të pyjeve, ndalohet në Shtërpcë një person që po transportonte drunj pa dokumentacion
Policia e Kosovës në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore. Dje, rreth orës 19:00 në rrugën e fshatrave Kashtanjevë-Burrnik, Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga një person me inicialet F.V, që po transportonte drunj pa dokumentacion…

Lajme
Policia e Kosovës në Shtërpcë, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, kanë zhvilluar një aksion në mbrojtje të pyjeve dhe pasurisë natyrore.
Dje, rreth orës 19:00 në rrugën e fshatrave Kashtanjevë-Burrnik, Policia ka ndaluar një traktor me rimorkio të drejtuar nga një person me inicialet F.V, që po transportonte drunj pa dokumentacion përkatës.
“Në koordinim me autoritetet e Agjencionit të Pyjeve, traktori me rimorkio dhe drurët e prerë janë konfiskuar, ndërsa rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë ligjor nga organet kompetente. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për zbatimin e planeve operacionale dhe mbrojtjen e pasurive natyrore të vendit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: