Aksion i policisë në Zubin Potok: Kapen armë dhe pajisje ushtarake, një person në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Radosevikë të Zubin Potok është gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë – njëri prej tyre i mbushur me 27 fishekë – si dhe dy fishekë gjuetie dhe pajisje të tjera ushtarake në një shtëpi të pabanuar. Sipas policisë, pas hetimeve është identifikuar pronari i…

Lajme

12/03/2026 09:55

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin RadosevikëZubin Potok është gjetur një armë zjarri AK-47, dy karikatorë – njëri prej tyre i mbushur me 27 fishekë – si dhe dy fishekë gjuetie dhe pajisje të tjera ushtarake në një shtëpi të pabanuar.

Sipas policisë, pas hetimeve është identifikuar pronari i shtëpisë, i cili posedon edhe një tjetër shtëpi në Zubin Potok. Në këtë lokacion, me urdhër të prokurorit, është kryer bastisje.

Gjatë bastisjes janë gjetur edhe një armë e gjatë AK-47, katër karikatorë dhe rreth 120 fishekë.

“I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/