Aksion i madh i Prokurorisë Speciale: Arrestohen 9 doganierë dhe 1 polic, dyshohen për ryshfet e kontrabandë

Ka përfunduar aksioni i përbashkët mes Prokurorisë Speciale, Doganës dhe Policisë së Kosovës, i zhvilluar në veri të vendit dhe në Prishtinë, i nisur në mëngjes. Siç merr vesh lajmi.net, në këtë aksion janë arrestuar 10 zyrtarë të shtetit, 9 doganierë dhe 1 polic. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet për ryshfet, keqpërdorim të detyrës…

Lajme

18/11/2023 11:00

Ka përfunduar aksioni i përbashkët mes Prokurorisë Speciale, Doganës dhe Policisë së Kosovës, i zhvilluar në veri të vendit dhe në Prishtinë, i nisur në mëngjes.

Siç merr vesh lajmi.net, në këtë aksion janë arrestuar 10 zyrtarë të shtetit, 9 doganierë dhe 1 polic.

Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimet për ryshfet, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë, raporton lajmi.net.

Disa nga të arrestuarit, merret vesh se janë nga rajoni i Mitrovicës dhe dyshohen për kontrabandë.

Ndryshe aksionin paraprakisht për lajmi.net e konfirmoi Ekrem Lutfiu, zëdhënës në Prokurorinë Speciale. Ai shtoi se aksioni është duke u zhvilluar nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale Korrupsioni, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë Lutfiu. /lajmi.net/