Aksidentohet vetura me motoçikletën në Pejë, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Pejë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.…

Lajme

18/06/2025 12:42

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Pejë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se në aksident ishin të përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra.

“Sot rreth orës 10:20, Policia është njoftuar se në rrugen ‘ Papa Klementi’ në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lendime trupore i njejti ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Rugova. /Lajmi.net/