Aksidentohet për herë të parë vetura ‘Corvette C8’, këto janë pamjet

Ajo çfarë do të shihni në videon më poshtë është post-gjendja e përplasjes së parë të 'Corvette C8'.

Auto & Tek

11/08/2019 18:13

Lajmi i mirë është se nuk duket të ketë lëndime, pavarësisht nga fakti se janë aktivizuar jastëkët e sigurisë. Lajmi i keq është se dëmi ndoshta nuk është i riparueshëm, transmeton lajmi.net.

Nuk dihen rrethanat e sakta që çuan në aksident, por disa raporte pretendojnë se C8 u godit në skajin e pasëm të një SUV të bardhë, ndërsa të dy po ngisnin në një qoshe.

Rrugët e dyzuara malore si kjo mund të jenë një sfidë e vërtetë për shoferët pa përvojë.

Nga ky aksident, ekspertët kanë vlerësuar se jastëkët e sigurisë funksonojnë si duhet. /Lajmi.net/

YouTube player