Aksidentohet Pep Guardiola
Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka pësuar një aksident, i cili për fat të mirë ka kaluar pa lëndime trupore.
Sport
Sipas raportit të bërë nga e përditshmja gjermane, Bild, mësojmë se Pep Guardiola është përfshirë në një aksident trafiku.
Trajneri ishte duke drejtuar veturën e tij Audi RS6 teksa u godit më nje Volksëagen Polo në Munich.,
Raportet thonë se Guardiola me Audinë e tij kanë dështuar të ndalen me kohë, por për fat të mirë, aksidenti përfundoi me dëme shumë të vogla materiale.
Më pas, Guardiola bisedoi me drejtuesin e veturës tjetër, dhe disa raporte thonë se ata kanë bërë një selfie.