Aksidentohet këngëtarja e njohur (Foto)

Kjo fundjavë nuk ka qenë ndër më të mirat për këngëtaren Samanta Karavella.

ShowBiz

10/10/2016 10:59

Pasditen e së shtunës këngëtarja është aksidentuar në një nga rrugët e kryeqytetit pranë Bibliotekës Kombëtare rreth orës 17.00.

Në fotografitë e publikuara në “Iconstyle”, duke qartë që në aksident është përfshirë një makinë “Citroen” i kuq me targa AA339NJ, që sipas burimit i përket këngëtares Samanta Karavella. Nga pamjet shihet se makina është përplasur me një kamion.  Këngëtarja e hitit “Asnjo si unë”  nuk është dëmtuar fizikisht. Si pasojë e përplasjes automjeti me tëcilin ajo po udhëtonte  ka pësuar dëme në pjesën e përparme.

Samanta ka qenë duke udhëtuar e vetme në makinë. Kujtojmë që në zonën ku ka ndodhur aksidenti janë duke u bërë punime për ndërtimin e pedonales në Sheshin “Skënderbej”/Blitz.al/

a2-1 a1-1 a3-1