Aksidentohen dy mjete lundruese në Koman, turistët barten me helikopter drejt spitalit të Shkodrës e Tiranës
Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit. Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës. Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e…
Lajme
Pesë turistë kanë mbetur të lënduar pas aksidentimit të dy mjeteve lundruese në liqenin e Komanit.
Top Channel raporton se katër prej tyre janë transportuar me helikopter drejt spitalit të Shkodrës dhe njëri drejt Tiranës.
Paraprakisht, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë si shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia e lartë e mjeteve lundruese në një kthesë me fushëpamje të kufizuar./TCh/
*Fotografia në lajm ilustruese