Aksidenti në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për lajmi.net, se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. “Po në këtë akisdent janë lënduar katër persona të cilët…

Lajme

09/02/2026 19:15

Katër persona mbetën të lënduar sot pas një aksidenti që përfshiu tri vetura në fshatin Dollc të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, konfirmoi për lajmi.net, se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.

“Po në këtë akisdent janë lënduar katër persona të cilët edhe kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, derisa lidhur me rastin Policia dhe njësit kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejn hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ka deklaruar Gashi. /Lajmi.net/