Aksidenti mes kamionëve në Komoran, vdes njëri nga shoferët

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur pasditen e së shtunës në Komoran. Si pasojë e lëndimeve që kishte marrë, njëri nga shoferët e kamionëve ka vdekur gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK. Njoftimi i plotë: AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Komoran, Gllogoc / 09.05.2025 – 16:37. Dy automjete transportuese (kamion) me targa vendore, me…

Lajme

11/05/2025 08:33

Një aksident mes dy kamionëve ka ndodhur pasditen e së shtunës në Komoran.

Si pasojë e lëndimeve që kishte marrë, njëri nga shoferët e kamionëve ka vdekur gjersa ishte në trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Komoran, Gllogoc / 09.05.2025 – 16:37. Dy automjete transportuese (kamion) me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë njëri nga drejtuesit e automjetit transportues. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. /Lajmi.net/