Aksidenti i djeshëm me fatalitet në Podujevë u shkaktua nga një shofer i mitur

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur dje në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Lajme

04/04/2022 10:48

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:17 të ditës së djeshme, ku në një aksident trafiku, një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë, transmeton lajmi.net.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit, pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Fsh. Shajkovc, Podujevë. 03.04.2022-12:17. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ku një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar (i mitur) ka goditur këmbësorin, viktimën mashkull kosovar. Si pasoj e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në QKUK, ku rreth orës 16:20 ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion ndërsa, ndaj mashkullit kosovar pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Lajmi.net/