Aksidenti ajror në SHBA, Konjufca: Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën. Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Konjufca, ka thënë është pikëlluese dhe e…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas tragjedisë ajrore në SHBA, ku një aeroplan me pasagjerë u përplas me një helikopter ushtarak, ku sipas raportimeve te deritanishme një numër i madh pasagjerësh kanë humbur jetën.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Konjufca, ka thënë është pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC.
Konjfuca u ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur personat e tyre të dashur.
“Është shumë pikëlluese dhe e dhimbshme humbja e disa dhjetëra jetëve në aksidentin ajror që ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington DC. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë ata që kanë humbur personat e tyre të dashur, për aleatin tonë ShBA-në dhe për të gjithë popullin amerikan”, ka shkruar Konjufca. /Lajmi.net/