Aksidente të shumta, Policia konfiskon disa motoçikleta dhe leje drejtimi në Prishtinë

Aksidentet e shumta rrugore në vend shkaktohen shpesh herë me motoçikleta. Rreziku që paraqesin këto mjete motorike padyshim se e kanë bërë  Policinë e Kosovës të “aktivizohet” për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që të ulet edhe numri i këtyre aksidenteve. Së fundi Policia e Kosovës ka njoftuar se janë një numër i madh i…

Lajme

26/06/2024 11:38

Aksidentet e shumta rrugore në vend shkaktohen shpesh herë me motoçikleta.

Rreziku që paraqesin këto mjete motorike padyshim se e kanë bërë  Policinë e Kosovës të “aktivizohet” për t’u dalë në ndihmë qytetarëve që të ulet edhe numri i këtyre aksidenteve.

Së fundi Policia e Kosovës ka njoftuar se janë një numër i madh i motoçikletave si dhe leje të drejtimit gjatë realizimit të një aksioni.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinë, respektivisht njësia rajonale e komunikacionit rrugor, në kuadër të veprimeve proaktive që po ndërmerr për të rritur sigurinë rrugore dhe për të respektuar rregulloret e trafikut, konfiskoi gjashtë motoçikleta,  shqiptoi gjatë fletëparaqitje administrative me gjobë.

Prej tyre, tri u shqiptuan për shkak të mungesës së leje drejtimit të vlefshëm, ndërsa  të tjerat  për shkak të kualifikimeve të kategorisë joadekuate.

Po ashtu u konfiskuan edhe disa leje drejtimi automjetesh për kundërvajtje të caktuara.

Operacione të tilla janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të parandaluar shkeljet e trafikut, për të siguruar përputhjen me ligjet e sigurisë rrugore dhe në fund të fundit për të mbrojtur mirëqenien e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Duke hequr nga qarkullimi mjete motorike si këto dhe të ngjashme, ne synojmë të reduktojmë rrezikun e aksidenteve dhe të promovojmë praktika të përgjegjshme drejtimi në të gjithë komunitetin tonë.

Ne jemi të përkushtuar për ruajtjen e standardeve të larta të sigurisë rrugore, andaj operacione si këto nënvizojnë përkushtimin tonë për zbatimin e ligjeve të trafikut dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë./Lajmi.net/