Aksident zinxhiror në rrugën Kllokot-Viti, dy persona të lënduar

Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente brenda një periudhe të shkurtër kohore, ku pësuan lëndime të lehta trupore dy persona. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Ai tha se në të njëjtin aks rrugor, afër njëri-tjetrit, kanë ndodhur dy aksidente, me dy persona që…

Lajme

01/04/2025 23:11

Në aksin rrugor Kllokot – Viti kanë ndodhur dy aksidente brenda një periudhe të shkurtër kohore, ku pësuan lëndime të lehta trupore dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Ai tha se në të njëjtin aks rrugor, afër njëri-tjetrit, kanë ndodhur dy aksidente, me dy persona që mbetën të lënduar nga të dyja aksidentet.

Të lënduarit po marrin trajtim në Spitalin e Gjilanit.

“Në të njëjtit lokacion kanë ndodhur dy aksidente në të njëjtën kohë rreth orës 19:50. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve me targa civile, lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy persona, në njërin aksident njëri, në njërin tjetri. Hetuesit janë në vendngjarje”, tha Osmani.