Aksident tragjik, humbin jetën dy persona
Drejtuesi i një taksie dhe pasagjerja që udhëtonte së bashku me të kanë vdekur në mesnatë për shkak të një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë.
Lajme
Automjeti taksi u përplas nga një tjetër makinë pranë Maminasit.
60 vjeçari, Bujar Agalliu nga Durrësi dhe 23 vjeçarja Elena Abdillari nga Tirana kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër është larguar nga vendngjarja.
Policia po kërkon pronarin e mjetit, një 24-vjeçar nga Tirana.
Nga veprimet e para, policia dyshon se mjeti tip “Benz” e ka goditur nga mbrapa taksinë dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.