Aksident trafiku në Veternik, lëndohet një person
Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në Veternik të Prishtinës. Rastin për lajmi.net, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është lënduar një person. “Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me…

Lajme
Një aksident mes dy veturave dhe një kamioni ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.
Rastin për lajmi.net, ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se është lënduar një person.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime”.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete (1 kamion, dy vetura). Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në konfirmim.
Po ashtu si shkak i këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata, /Lajmi.net/