Aksident trafiku në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Rreth orës 18:00 kemi…

Lajme

20/02/2026 19:06

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Robert Doll në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas informatave fillarestare, lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, tha Pllana.