Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, tre persona të lënduar
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura. “Sot rreth orës 11:00…
Lajme
Një aksident trafiku me lëndime ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor në Vushtrri.
Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zahiti, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në Vushtrri. Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Zahiti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /Lajmi.net/