Aksident trafiku në rrugën e tranzitit në Pejë, motoçiklisti dërgohet në QKUK

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e tranzitit në Pejë. Si shkak i këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili pas aksidentit u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm. Në lidhje me këtë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të përfshirë…

Lajme

05/06/2025 09:21

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në rrugën e tranzitit në Pejë.

Si shkak i këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili pas aksidentit u dërgua në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të përfshirë kanë qenë një veturë dhe një motoçikletë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën e tranzitit. Të përfshirë kanë qenë një veturë dhe motoçikletë. Motoçiklisti është dërguar fillimisht në emergjencën e spitalit rajonal për trajtim e pastaj është dërguar në QKUK”, deklaroi ai.

Gashi tha se sipas informacioneve i lënduari është jashtë rrezikut për jetë.

“Është kryer vendshiqimi dhe po zhvillohen hetimet”./Lajmi.net/