Aksident trafiku ne rrugën “Agim Ramadani”

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15: 25 në Prishtinë.

Lajme

02/04/2021 15:37

Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Si pasojë janë krijuar kolona të gjata të makinave.

Kjo rrugë është ndërtuar rishtazi nga Komuna e Prishtinës dhe shoferët shpesh herë janë ankuar se është shumë e ngushtë për lëvizjen e veturave paralelisht. /Lajmi.net/