Aksident trafiku në Prizren, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa përveç lëndimeve trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin…

Lajme

19/10/2026 19:09

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot pasdite në rrugën “Transiti i Vjetër” në Prizren.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, ndërsa përveç lëndimeve trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“ Më datën 19.10.2026, rreth orës 16:08, është raportuar një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, në rrugën ‘Transiti i Vjetër’ në Prizren. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar dëme materiale dhe së paku një person ka pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Bytyqi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti. /Lajmi.net/