Aksident trafiku në Pejë, mjekët dhe policia në vendngjarje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në lagjen Fidanishte, mes një kamionete dhe një motori. Nga pamjet shihet se në vendngjarje janë Policia e Kosovës si dhe zjarrfikësit. Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar.