12 të lënduar në aksident trafiku

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Pendës së Livoqit në Gjilan, lëndime kanë marrë 12 persona, deklaroi policia.

Lajme

04/02/2016 11:59

 

Dy automjete janë aksidentuar në magjistralen Gjilan-Prishtinë,  përkatësisht në Livoq të Epërm.

Policia e rajonit të Gjilanit konfirmon për lajmi.net se 12 persona janë lënduar, por asnjë nuk është në rrezik për jetë.

Forcat e rendit tregojnë se nga hetimet e para, dyshohet se aksidenti ka ndodhur  atëherë kur drejtuesi i veturës “Golf”,  për shkaqe të panjohura kaloi në anën e kundërt të rrugës dhe goditi veturën “Opel Omega” e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dymbëdhjetë pasagjerë. Rasti mbetet nën hetime nga Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilanit./lajmi.net